Zarfi i zi në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ ka turbulluar ujërat. Banorët po hamendësojnë se cili prej tyre ka thyer rregullat e se çfarë penaliteti mund të marrin nga Vëllai i Madh.
Në momentin që mësuan për zarfin, Olta u shpreh se mund të jetë për të dhe Qetsorin pasi kanë diskutuar për nominimet.
Më pas, gjatë ditës ajo e përforcoi këtë mendim. Në një moment, ajo i bëri të ditur Qetsorit se nëse ai del nga shtëpia, do dalë edhe ajo. Kjo nuk e bindi aspak Qetsorin i cili tha se këto janë vetëm fjalë e se nuk ka nevojë për premtime të tilla.
![](http://worldnews24hours.com/wp-content/uploads/2023/03/7BC0FBA8-C593-4AB1-B605-510B71ED0192.jpeg)